Shqiptarë shfaqen duke festuar brenda qelive angleze

0
162

Video të gangsterëve shqiptarë duke festuar brenda qelive angleze janë publikuar në Tik Tok. Sipas pamjeve të publikuara nga Daily Mail, në disa prej tyre është Edison Kaculi, 28 vjeç, i cili bën simbolin e armës me duar, ndërsa kërcejnë muzikë rrep në qeli.

Kaculi, i cili mendohet se ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar tre vite më parë, u dënua në korrik pasi u përfshi në një sherr me persona të tjerë.

Nuk është e qartë se në cilin burg në Mbretërinë e Bashkuar janë filmuar pamjet. Foto të tjera tregojnë një grup prej katër djemsh të ulur në një qeli ndërsa bëjnë gjeste fyese me duar.

Videot u hoqën më vonë pasi MailOnline kontaktoi me Ministrinë e Drejtësisë dhe u krye një kontroll në burg.

Por përpara se të hiqeshin, më shumë se 13,000 njerëz panë klipet që tallnin shërbimin e burgut.

Sipas statistikave të fundit të Home Office, aktualisht janë më shumë se 1,330 shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjykata e Maidstone Crown tha se Kaculi i shkaktoi pesë plagë me thikë në këmbë një personi, ndërsa ai kishte humbur disa dhëmbë nga goditjet.

Telefonat celularë janë sendi më i kontrabanduar në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat dërgohennga vizitorë ose oficerë të korruptuar, ndërsa thuhet se 20,000 janë sekuestruar vetëm në vitin 2017.

Makineritë me rreze X dhe bllokuesit janë përdorur për të parandaluar kryerjen ose marrjen e thirrjeve.

TikTok nuk pranoi të komentonte, por një burim i afërt me platformën tha se “po punonte drejtpërdrejt me Shërbimin e Burgjeve, ndërsa llogaritë e hapura u mbyllën”.

Top Channel