Shifra të larta infektimesh në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton në përditësimin e fundit se sot janë regjistruar 896 raste të reja nga 4228 testime dhe 3 humbje jete. Viktimat janë një qytetar 49 vjeç nga Elbasani, një 67 nga Vlora dhe një 71 vjeç nga Durrësi.
896 rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 224 raste në Tiranë, 83 raste në Shkodër, 82 raste në Vlorë, 72 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 49 raste në Kavajë, 42 raste në Lushnje, 32 raste në Lezhë, 27 raste në Elbasan, 21 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Sarandë, 17 raste në Kurbin, 15 raste Malësi e Madhe, 12 raste në Bulqizë, 11 raste në Mat, 10 raste në Kamëz, Himarë, 6 raste Vau i Dejës, Memaliaj, Pogradec, Berat, 5 raste në Peqin, Gramsh, 4 raste në Fushë-Arrëz, Dimal, Kuçovë, Skrapar, Cërrik, 3 raste në Kukës, Has, Dibër, Patos, Divjakë, Mallakastër, Korçë, Devoll, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Klos, Konispol, Libohovë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Belsh.
Janë 12,003 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 518 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,479 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë. “Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127” mbyllet thirrja.
Statistika (05 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 896
Të shëruar në 24 orë 518
Të shtruar në spitale 132
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4,228
Testime totale 1,076,983
Raste pozitive 150,997
Raste të shëruara 136,479
Raste Aktive 12,003
Humbje jete 2,515
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4375
Shkodër 1999
Durrës 1025
Vlorë 896
Fier 860
Lezhë 778
Elbasan 605
Berat 421
Korçë 307
Gjirokastër 299
Kukës 232
Dibër 206
/Abcnews.al