90 pilula, ushtrime fizike e dieta strikte, rutina ekstreme e 45-vjeçarit që i ka shpallur “luftë” plakjes

0
263

Brian Johnson, i cili njihet tashmë për përpjekjet që po bën për ta mbajtur veten sa më të ri që të mundet, ka ndarë së fundmi rutinën aspak të zakontë që ndjek në 24 orë.

45-vjeçarit i shkoi për vizitë në rezidencën e tij luksoze në Los Angeles, bashkëpunëtorja e kanalit Nas Daily në YouTube dhe të dy së bashku ata treguan për publikun një ditë nga jeta e njeriut që do të njihet për “luftën” e tij të ashpër kundër kohës.

Johnson ia kushton thuajse çdo minutë të jetës së tij një misioni të vetëm: të zhbëjë efektet që koha ka pasur në trupin e tij. Ai thotë se me ndihmën e ekipit të tij, dietave strikte dhe pajisjeve tekonologjike e ka arritur qëllimin për disa nga organet e tij si zemra.

Rutina e Johnson  nis në 4:30 të mëgjesit kur ai merr rreth 50 pilula me suplemente ushqimore. Disa orë më vonë, ai pi edhe 40 pilula të tjera teksa mban vënë një kapele kundër thinjës, ushtrohet, dhe qetëson sistemin nervor me një pajisje elektronike.

Në video tregohen po ashtu të gjitha vaktet që 45-vjeçari konsumon gjatë ditës, nga ora 06.00 e mëngjesit deri në 11.00 përpara mesdite. Në pjesën e mbetur të ditës ai nuk konsumon më ushqim dhe fle gjumë në orën 20.30.