
Në Roterdam të Holandës, sonte në orën 21:00 do të transmetohet live nata finale e Festivalit Evropian të Këngës, ku Anxhela Peristeri do të interpretojë e dyta në radhë pas Qipros, këngën ‘Karma’.
‘Karma’ u interpretua nga Anxhela në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision-it të enjten. Muzika nga Kledi Bahiti, teksti nga Olti Curri dhe performanca elektrizuese e Anxhela Peristerit, i siguroi Shqipërise një vend në finalen e madhe të festivalit.
Performanca e zjarrtë e Anxhelës është pritur me entuziazëm nga publiku europian. Vokali impresionues dhe pamja imponuese e 35 vjeçares kanë fituar zemrën e shume evropianëve, sipas komenteve dhe kritikatave pozitive që ajo ka marrë në rrjete sociale.
Kujtojmë se të gjithë shqiptarët e diasporës mund të votojnë Anxhelën me numrin 11 sot nga vendet ku jetojnë.
Premisat për një çmim të mirë janë shumta. Mbetet për tu parë nëse bukuroshja shqiptare do të marrë vlerësimin që meriton sot.
Pavarësisht çmimit një gjë është e sigurt, Anxhela Peristeri ka fituar zemrat të gjithëve me vokalin e saj imponues.
Sot në finalen e madhe të Eurovision-it konkurrojnë 26 këngë.
Nga nata e parë gjysmëfinale janë përzgjedhur 10 finalistë:
Azerbajxhani
Belgjika
Qipro
Izraeli
Lituania
Malta
Norvegjia
Rusia
Suedia
Ukraina
Ndërsa nga nata e dytë gjysmëfinale janë përzgjedhur 10 finalistët tjerë:
Shqipëria
Serbia
Bullgaria
Moldavia
Portugalia
Islanda
San Marino
Zvicra
Greqia
Finlanda
Hollanda dhe 5 shtetet e mëdha: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë kaluar automatikisht në natën finale.
