A do të hyjë Sali Berisha në Parlament ditën e premte? Ja si përgjigjet ish-Kryeministri

0
156

pyejte.Ditën e premte Sali berisha do të jetë në parlament në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve shqiptare. Unë nuk fshihem pas mandatit, pas sovranitetit. Absolutisht jo. Nuk fshihem prapa dinjitetit. Unë bëj gjithccka për të mbrojtur dinjitetin dhe sovranitetin e vendit tim. Ata me votë shprehin sovranitetin e tyre. Unë nuk mund ta shkelmoj atë.

Pyetje: Nëse Lulzim Basha merr vendim për të përjashtuar nga grupi i PD-së çfarë do të bëjë Sali Berisha?

Berisha: Raporti im me Z.Basha dhe këdo tjetër ndërtohet mbi disa parime. Unë i qëndroj atyre parimeve. Nëse nesër PD apo kushdo tjetër do të merrte një qëndrim pa parime, unë do të bëja çdo gjë që PD të rikthehet në vlerat për të cilat është themeluar. Çdo njeri është i lirë të shprehë çdo mendim. Ideja se PD është parti e Sali Berishës. Ata që mendojnë se unë me qëndrime konkrete kam drejtuar PD-në, ata mashtrojnë veten e tyre. Po, unë kam pasur dhe kam influencë shumë të fuqishmem në PD. Përse kjo? Nuk gjen sot një njeri që thotë se zura atë post përshkak të ndërhyrjes së Berishës. Influenca ime në PD buron thjesht sepse unë kam mbrojtur uinteresat e saj partie me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër krimin e organizuar, kur të tjerë kanë frikë të përmendin emra. Kam mbrojtur interesin kombëtar, kaq kam bërë unë. Të gjitha këto qëndrime që unë mbaj, janë me mijëra statuse, nuk kanë qëllim protagonizmin. Unë s’kam asnjë objektiv përveçse të mos qëndroj indiferent ndaj të keqes. E keqja s’do asgjë të triumfojë përveçse heshtja e njerëzve të mirë.