A e dini se gomat e makinave kanë ftohtë si njerëzit? Këshillat virale të sipërmarrësit shqiptar në Itali

0
146

Skerdiljani është një sipërmarrës shqiptar që jeton në Itali. Ai është bërë viral në rrjet përmes sekreteve që zbulon herë pas here për makinat.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit’, Skerdiljani ka ndarë detaje se si mund të kurseni karburant përmes një magneti, deri te gomat, të cilat kanë ftohtë si njerëzit dhe duhen veshur.

Sakaq, ai theksoi se ka një biznes të vetin në shtetin italian, ku tregton makina prej 23 vitesh dhe kjo i ka mundësuar të bëjë këto prova me automjetet.

“Unë shes makina dhe nuk e kam problem, pasi mbaron karburanti i njërës marrë tjetrën.

Makinat i krahasoj me një njeri që kanë ftohtë dhe duhet kujdes. Veshjet e gomava janë shumë lehtë për t’u gjetur në treg. Janë veshje me fibra, të cilat u vishen gomave. I gjen kudo dhe në internet. Duhet të jene veshje me përmasa të ndryshme, varet nga numri i gomave. Kilometrat nuk kanë limit, varet se ku përdoren”, u shpreh ndër të tjera sipërmarrësi shqiptar./abcnews.al