A është dhunuar ne zyrë kryetari i bashkisë Elbasan?

0
2

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një mesazh të një qytetari i cili shpjegon se si banda e Suel Çelës ka dhunuar në zyrë kreun e bashkisë së Elbasanit Gledian LLatja.

Postimi:

Shtrohet në dajak nga kryetari real, narkokryetari i Bashkisë Elbasan, Latja! Nuk guxon të nxjerrë një fjalë!

Lexoni denoncimin e punoniesit dixhital!

Pershendetje. Jam një punonjës në bashkinë e Elbasanit, doja të denoncoja një ngjarjë shumë të rendë nuk kemi ku të ankohemi skemi besim te policia e Elbasanit se është nën urdhrat e banditit kriminelit Suel Çela. Para 2 ditësh banda Suel Çelës ka dhunuar në zyrën e tij kryetarin Llatja. Kanë qenë 3 persona me në krye vrasësin me pagesë Shkelzen Hasanpapaj e di i terë qyteti por asnjë s’ka guxim me fol. Le të dali kryetari Llatja dhe ta mohoi këtë ngjarje. Ju lutem publikojeni se jeni i vetmi ku ne qytetarët e thjeshtë kemi shpresë dhe mund të dëgjohet zeri ynë. Ju përgjerohem anonim se kemi fëmijë për të rritur qyteti Elbasanit është bërë i pa banueshëm nga kjo bandë kriminale me përkrahjen e kriminelit kryesor Taulant Balla. Përshendetjet më të perzemerta. Jeni e vetmja shpresë ku mund të ankohemi.

© SYRI.net