Jo vetëm Prokuroria e Përgjithshme por disa institucione do i kthejnë përgjigje presidentit Ilir Meta për kërkesën e tij lidhur me ministrat e kabinetit “Rama 3”.
RTV Ora mëson se një kërkesë e ngjashme i është dërguar edhe prokurorisë së posaçme SPAK.
Po kështu menjëherë pas shkresës prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar informacion prokurorive të rretheve të verifikojnë brenda datës 15 shtator, nëse ndonjë nga emrat e propozuar nga Rama për ministër është regjistruar për hetim. Në kushte normale një kërkesë e tillë ka një afat kohor 15 ditor, por në këtë rast prokuroria do i kthejë presidentit përgjigje brenda datës 15 shtator” raporton RTV Ora.
Ka kallzime të shumta në SPAK por në rastin konkret bëhet fjalë për hetime, sepse në shumicën e rasteve prokuroria i ka pushuar këto hetime ose i ka ende në verifikim dhe nuk i ka regjistruar si persona në hetim. Megjithatë mbetet për tu parë përgjigjja e prokurorisë që do I dërgohet presidentit Meta, raporton gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi.