A ka pasur përdorim të administratës dhe ‘asfalt elektoral’ në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

0
2

Gjatë takimit me dyer të mbyllura, kryeprokurori i SPAK Altin Dumani është pyetur nëse ka pasur përdorim të administratës për zgjedhjet e 11 majit.

Anila Hoxha: A ka patur apo jo krim të asfaltit elektoral, punësim të paligjshëm dhe përdorim të administratës?

Dumani: Bazuar në kallëzimet e sjella nuk është konkluduar për këtë tipologji. Por kemi hapur kryesisht dhjetë, mes tyre edhe për këtë natyrë.

Ajo që kemi bërë është verifikimi në kohë i çdo pretendimi, dhe nëse verifikimi i kallëzimit kërkon 15 ditë ne e kemi bërë brenda pesë ditësh duke dërguar prokurorë e hetues që të kryenin veprimet hetimore.

-Para zgjedhjeve qeveria fali gjobat. A është duke parë SPAK nëse ka ndikuar falja në zgjedhje?

Dumani: Në dijeninë time janë bërë dy kallëzime dhe të dyja mosfillime.