A ka rrezik për konsumatorët në vendin tonë? Ja çfarë thotë AKU pas skandalit me çokollatat ‘Kinder’ (Reagimi i plotë)

0
125

AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT: Referuar kërkesës tuaj për informacion lidhur me rastet e shfaqura në Evropë për produktin Kinder informojmë se:
Për rastet e importit të produkteve ushqimore që rezultojnë me probleme për konsumatorët, Shqipëria si pjesë e sistemit RASFF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) merr njoftime të vazhdueshme për çdo rast jokonform.

Lotet e njoftuara në media me datë skadence 11.7.2022 dhe 7.10.2022 nuk janë importuar në vendin tonë, por gjithsesi pas verifikimeve të detajuara mbi gjurmueshmërinë e këtij produkti nga sistemi RASFF,nëseevidentohet se lote të tjera të këtij produkti kanë rezultuar me problematikëpër konsumatorin dhe janë importuar në Shqipëri, produkti do tërhiqet nga tregu, bllokohet dhe do të asgjësohetsiç veprohet nëmënyrërutinorepërçdo rast.