A lidhet shpallja “non-grata” me bashkëqeverisjen Rama-Basha? Ja si përgjigjet Berisha, komenti për heshtjen e Metës

0
211

Pjesë nga pyetje-përgjigjet gjatë konferencës së ish-kryeministrit Berisha:

Gazetari: A do ta padisni dhe Matheë Palmer për deklaratën e sotme?

Berisha: Do ta shqyrtojë vendimin e tij. Nuk e kam parë vendimin e tij, por ai është një zyrtar i cili ka mbrojtur deklaratën e Departamentit të Shtetit. Do ta shqyrtojë deklaratën e tij por unë sot

Gazetari: Si e komentoni mosprononcimin e zotit Meta?

Unë mendos se është fare normale dhe s’ka asnjë lloj shkaku pse të prononchet. Unë prononcohem vetë për këtë çështje.

Gazetari: A mendoni se shpallja non grata lidhet me një bashkëqeverisje të mundshme?

Cilat janë fantazitë e të tjerëve unë nuk e di. Për sa i përket një bashkëqeverisje ajo do të ishte fatale për Shqipërinë. Shqipërinë i duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo bashkëqeverisje