A po ndahen Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen? Komenti i aktores shuan çdo dyshim

0
222

Aktorët e telenovelave turke Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen janë vendosur në qendër të vëmendjes pasi po përfliten sërish se po shkojnë drejt divorcit.

Dyshimet duket se janë shuar ditën e sotme.

Burak ka postuar një foto me të voglin e tyre dhe vëmendjen e mori komenti i Fahriye, e cila shkruan ‘Qetësi’, për të treguar se ata i falin paqe e qetësi.

Mediat turke raportonin ditë më parë se pas vdekjes së të atit Fahriye ra në depresion pdhe Burak i ka kërkuar asaj që të ndiqte disa seanca te psikologu, mirëpo bashkëshortja e tij nuk ka qenë e këtij mendimi.

Po ashtu, u tha se problemi më i madh i çiftit ishte edukimi i djalit të tyre, duke mos pasur pajtueshmëri në lidhje me rritjen e tij dhe si pasojë kanë përjetuar shumë konflikte.

Dy aktorët e njohur turq u bënë prindër për herë të parë më 13 prill 2019 dhe djali i tyre është pagëzuar me emrin Karan./Syri.net/

 

 

 

 

 

1 / 1

 

© SYRI.net