“A u kënaqët në pushime me dashnoret me lekët e kriminelëve”, gruaja e dhunuar nga drejtësia shpërthen ndaj gjykatësve dhe prokurorëve: Turp të keni! Po të isha si ju do kisha varur veten

0
197

Një zonjë protestuese ka shpërthyer ashpër mbrëmjen e sotme kundër prokurorëve dhe gjykatësve shqiptare, duke akuzuar se është dhunuar nga drejtësia shqiptare më shumë sesa nga bashkëshorti që tashmë është në burg.

Gruaja, e cila merrte pjesë në protestën që po mbahet në Tiranë për vrasjen e Sabrina Bengajt, deklaroi se ka 29 urdhëra mbrojtje por dhuna më e madhe i ka ardhur nga dyert e drejtëisë shqiptare.

Më tej ajo i akuzon gjykatësit dhe prokurorët se shijojnë pushime me dashnoret me lekët që marrin nga kriminelët në dëm të atyre që kanë halle.

“Kam 29 urdhër mbrojtje dhe momentalisht bashkëshorti është brenda. Dua t’i them se jam dhunuar më shumë nga policët në rajone dhe nga gjyqtarët dhe prokurorët, kam rrezikuar dhe djalin minoren të marri rruge negative. A u kënaqe me ato lekët që morët nga kriminelët për të çuar fëmijët tuaj në studime jashtë dhe pushime tuaja me dashnorët e juaja. A jeni të gëzuar me këto jetima që keni lënë. A kënaqeni me këto gra që dhunoni në gjykata. Unë veten do kisha varur. Turo të keni! I paçi në qafë këto jetima”, tha ajo.

Fax