A u tentua të fshihej vrasja që u raportua si aksidentale? Rumbullaku “ultimatum” policisë së Pogradecit: Do shihen procedurat si u hetua ngjarja

0
65

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pogradec, ku Egli Proga, 42-vjeçari nga Pogradeci, humbi jetën pas dhunës brutale nga 29-vjeçari Denis Meçe, i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar inspektimin e procedurave të kryera nga Policia e Pogradecit, në qarkun e Korçës.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit

Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.

Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shpreh edhe një herë angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit dhe punën profesionale dhe me integritet të strukturave të policisë.”

 

Top Channel