Në kushtet kur abuzimi me të mitur po njeh vetëm rritje, deputetët do të kenë në tryezat e diskutimit një projekt-ligj për mbrojtjen e fëmijëve.
Shoqëria civile ka hartuar disa metoda për krijimin e një regjistri kombëtar për mbrojtjen e minorenëve, por edhe të grave ndaj dhunës seksuale.
Erisa Xhixho e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jetë deputetja që do të mbrojë nismën në punimet parlamentare.
Peshën më të madhe të zbatimit të këtij projektligji do ta ketë Policia e Shtetit, e cila sipas shoqërisë civile nuk ka ende strukturat e duhura.
Për psikologët, nisma është e vonuar dhe këshillojnë që prindërit të jenë më të hapur me fëmijët.
Çdo vit raportohet për mbi 60 ngacmime seksuale ndaj minorenëve, shifër e cila sipas shoqërisë civile është shumë herë më e lartë, por nuk arrihet të zbulohen si raste.