Abuzimi me fondet e BE, shtyhet seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për Beqajn dhe të arrestuarit e tjerë. Ja arsyeja

0
8

Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për Ilir Beqaj, ish-ministrin e Shëndetësisë dhe 5 persona të tjerë, për të cilët do të kishte rivlerësim të masës së sigurisë.

Gazetarja Klodiana Lala konfirmoi për Balkanweb lajmin, ndërsa seanca do të mbahet nesër. Mësohet se shkak është bërë kërkesa e avokatëve, të cilët kërkuan kohë që të njihen me dosjen. Sakaq, vetëm një masë sigurie nuk është ekzekutuar.

RIVLERESIMI I MASES
Në seancën e rivlerësimit të masave të sigurisë pritet të vendoset nëse do të legjitimohet arresti për ish-ministrin e Shëndetësisë dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë skemë, apo do të ketë një ndryshim të tyre. Bashkë me Beqaj një ditë më parë u arrestua edhe Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla, ndërkohë për 4 persona të tjerë u caktuan masa më të buta sigurieBeqaj u arrestua mëngjesin e djeshëm lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjensisë Saspak, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncensionet në shëndetësi..