Abuzoi seksualisht me nipin 7-vjeçar dy vite më parë, dënohet sot me 15-vite burg shqiptari nga Kosova Belul Kokollari

0
167

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka shpallur sot vendimin penal për shtetasin nga Kosova Belul Kokollari,i aluzuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga Neni 100,paragrafi i parë i Kodit Penal.

Ka qënë trupi gjykyes i përbërë nga treshja e gjyqatreve të trupit  Ardiola Çela,Albana Misja dhe Miranda Nakaj, me gjyqtare kryesuese Ardiola Çela, që ka vendosur sot dënimin me 15-vite burgim për Belul Kokollarin.

Në vendimmarrjen e saj,trupi gjykues i qëndroi masës së dënimit të kërkuar disa ditë më parë nga prokurori Elidon Hysenaj. Vendimarrja e gjykatës u mbështet në provat e shqyrtuara dhe të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje.

Kokollari mbërriti në Gjykatën e Beratit rreth orës 15:30 minuta nën masa të rrepta sigurie,ndërkohë që për shkak të sensivitetit të çështjes mediat nuk u lejuan të mernin pjesë në seancë.

46-vjeçari Belul Kokollari ka lindur në Kosovë,në fshatin “Malësi e Madhe”në Prizren.Kokollari u dënua për përdhunimin e nipin të tij 8-vjeç, në 4 Nëntor 2021 në banesën e tij në Malësinë e Madhe në Prizren, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën.