Një 35-vjeçar, me banim në Bajram Curri, është arrestuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Sipas policisë, i riu është arrestuar pasi është denoncuar nga një tajlandeze, e cila pretendon se është abuzuar seksualisht me dhunë prej 35-vjeçarit.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.