Një 25-vjeçar në Tiranë është ndaluar nga policia pasi dyshohet që të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. I riu Xh.M., ka abuzuar me 14-vjeçaren në mënyrë të përsëritur.
Po ashtu, njoftohet se në pranga janë vënë edhe shtatë qytetarë të tjerë për vepra të ndryshime penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë të shtetases A.Q., 43 vjeçe, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua 12 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit canabis sattiva.
Në pranga është vënë edhe G.M., 25 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për shkak të detyrës.21-vjeçari F.Xh u arrestua per plagosje me thike .
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të :
E.K., 38 vjeç, H.Z., 26 vjeç, L.T., 33 vjeç dhe A.R., 53 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews