Fax News mëson detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku është abuzuar s*ksualisht me një të mitur, akt i cili dyshohet që të jetë kryer në muajin Korrik të këtij viti.
Në pranga e Policisë ka rënë shtetasi Bledar.M, 47-vjeç, i cili së bashku me dy persona të tjerë kanë përdhunuar një 13-vjeçar, dhe më pas e kanë kërcënuar familjen, se do bënin publike videon e këtij akti të rëndë.
Mësohet se ata kanë kërkuar 5 mijë euro nga familja e të miturit, në mënyrë që të mos e shpërndante videon. Ndërkohë që më herët për këtë ngjarje janë vënë në pranga dhe dy persona të tjerë.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar, nga Sektori i Operacionales, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. M., 47 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Marrëdhënie s*ksuale ose homos*ksuale me dhunë me të mitur’, kryer në bashkëpunim, ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’ dhe ‘Grupi strukturuar kriminal’.
(E.K/Faxweb.al)