Adoleshentët e pabindur po i sulmonin djalin 11-vjeçar, babai futet për të mbrojtur të birin por i ndodh e papritura

0
178

Një grup adoleshentësh rreth 14-15 vjeç kanë sulmuar një djalë 11 vjeçar në West Sussex duke ushtruar dhunë ndaj tij. Skena e dhunshme është parë nga babai i 11 vjeçarit i cili ka ndërhyrë për të mbrojtur djalin e tij por adoleshentët e pabindur kanë qëlluar edhe atë duke e lënë me pasoja të rënda.

Alan Willson, 46 vjeç ndodhet në koma dhe mjekët kanë thënë se janë të pakta mundësitë që ai të jetojë pasi goditjet e forta i kanë prekur trurin.

“Ai po lufton për jetën e tij pas operacionit të trurit, është njeriu më i mirë në botë. Unë dhe djali po vuajmë gjithashtu nga një gjendje e rënduar psikologjike.”, është shprehur bashkëshortja e Alan.

Vajza e Alan , 25 vjeç ka shpërthyer ndaj sulmuesëve të të atit, djemve adoleshentë duke i quajtur ata bastardë të këqinj.

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar 4 të rinj me akuzën për vrasje në tentativë. Ditën e hënë policia arrestoi edhe një tjetër djalë që kishte marrë pjesë në sulmin ndaj 46 vjeçarit.

Adoleshentët janë liruar nga policia pas disa orësh dhe kanë marrë lirinë me kusht, por kjo nuk është pritur aspak mirë nga komuniteti që kanë reaguar ashpër lidhur me këtë vendim.

“Nuk është e drejtë që këta djem sjellin një burrë te dera e vdekjes dhe lirohen me kusht vetëm disa orë më vonë. Çfarë lloj mesazhi jep kjo?”, ka thënë një prej fqinjëve të familjes.

Policia po vazhdon me hetimet e ngjarjes, ndërkohë kanë dyshime se të rinjtë mund të jenë një grup i lidhur edhe me ngjarje të tjera kriminale. Fax web