Adoleshentët varen nga dritarja e katit të pestë, për t’i shpëtuar flakëve të zjarrit

0
182

Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën, (tre prej tyre në gjendje të rëndë), si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një pallat në qytetin Alphabet të Manhattan, Nju Jork, mëngjesin e së enjtes, 16 dhjetor.

Mediet e huaja njoftojnë se zjarrfikësit u përballën me një “zjarr tejet të avancuar ” në katin e pestë me disa persona të bllokuar, nga flakët e mëdha.

Pamjet e publikuara tregojnë zjarrin që del nga dritaret e ndërtesës, ndërsa njerëzit, përfshirë edhe fëmijët, janë  kapur pas tubave jashtë pallatit në përpjekje për të shpëtuar.

Xhiron e rrjeteve sociale po bën një video, ku  dy adoleshentë varen  nga dritaret e katit të katërt, teksa tymi i zi ka mbuluar tërë apartamentin. Videoja është publikuar sot nga Skynews.

Mësohet se  18-vjeçarja është varur e para jashtë dritares, sipas medieve amerikane. Disa sekonda më vonë, në dritare del dhe një 13-vjeçar, i cili bën të njëjtën gjë më 18-vjeçaren, varet nga dritarja për t’i shpëtuar flakëve të zjarrit.

Adoleshentët u mbajtën nga një tub i verdhë për të qëndruar larg flakëve.