Adoleshenti shqiptar plagoset në Itali, i përlyer në gjak shkon të kërkojë ndihmë

0
98

Një adoleshent shqiptar është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme Carmignano në Itali.

Sipas mediave italiane adoleshenti është goditur me thikë në bark dhe në qafë pranë shatërvanit publik në Ceppo.

Ndërsa mësohet se mes gjakut nga plagët e marr, ai është larguar vetë zvarrë nga vendngjarja për të kërkuar ndihmë.

Aktualisht i riu ndodhet në spitalin e Pratos në gjendje të rëndë.

Policia italiane ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen  hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa raportohet se kanë arritur të gjejnë armën e krimit.