Aris Vasili, vëllai i 19-vjeçares shqiptare të zhdukur në Greqi, i bën thirrje rrëmbyesve të lirojnë motrën e tij.
Bëhet fjalë për vajzën e quajtur Artemis Vasili, e cila rezulton e zhdukur që nga 16 shtatori i vitit 2020.
“I bëj thirrje rrëmbyesve të lirojnë motrën time. Jepuni fund mundimeve tona. Nëse Artemis do na dëgjonte, ajo do na kontaktonte.
Ditën e zhdukjes ajo tha që do të kërkonte punë. Herën e fundit ajo foli me nënën. Ne besojmë se ajo hipi në automjet dhe jo në autobuz.
Natën e zhdukjes shkuan në stacionin policor të Koropit ku raportuam zhdukjen”, u shpreh vëllai i saj.
(E.H/Faxweb.al)