Adrian Bajrami: Vendosa të luaj për Shqipërinë, synoj Serinë A

0
159

Adrian Bajrami është talenti tjetër kuqezi që do të jetë risi te kombëtarja për dy miqësoret e me Spanjën dhe Gjeorgjinë.

Mbrojtësi shqiptar i lindur në Zvicër dhe që aktivizohet me Benficën, ishte një nga dy lojtarët që dolën sot në konferencën për shtyp në Spanjë ku rrëfeu emocionet e tij për grumbullimin e parë si kuqezi.

Kam kaluar shumë vite në Zvicër, unë jam shqiptar. Kam luajtur me Benfikën dhe në fund kam vendosur se do luaj me Shqipërisë. Një model për të ndjekur? Jam këtu për të mësuar, e di që mbrojtja është e fortë dhe përbëhet nga lojtarë të fortë. Dita e parë ishte e lehtë, e mendoja më të vështirë. Lenjani dhe Gjimshiti më afruan direkt, shpresoj të kaloj mirë. Dokumentacioni? Shpresoj që të vijë në kohë, unë jam në formë. Jam kapiten në ekipin e të rinjve U-23. Është kënaqësi të jesh te Benfika, jam rritur si futbollist. Me kalimin e kohës të shohim.

Të luaj në Serie A në të ardhmen? Mund të jetë, për momentin jam i fokusuar aty në ekipin tim. Shpresojmë që stadiumi të jetë plot. Do japim maksimumin si brenda dhe jashtë fushe në këto sfida”, u shpreh talenti më i fundit i bashkuar me ekipin kuqezi në Spanjë./Ora News/.