Adriana Kalaja kallëzon në SPAK Taulant Ballën, Emirana Sakon dhe Plarent Ndrecën

0
63

Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK, ish-ministrin e Brendshëm Taulant Balla, kryetaren e Bashkisë Durrës, Emirana Sako, deputetin socialist Plarent Ndreca dhe persona të tjerë, të cilat sipas saj janë të implikuar në ngjarjen e Kavlishencës, ku në 26 nëntor të 2019 humbi jetën kryekomisari.

Nga SPAK, Kalaja u shpreh se zyrtarët socialist kanë lejuar akomodimin e personave në shtëpinë e pushimit në Durrës, në një kohë që në akt ekspertizen e bërë për shkak të dëmtimeve të tërmetit nuk duhet që në këtë godinë të banonte njeri.

Kalaja denoncoi edhe dnërhyrjet e paligjshme të Ballës për të shpëtuar nga përgjegjësia penale të afrmin e tij.

Avokatja Adriana Kalaja I kërkoi SPAK që të sekuestrojë telefonin dhe pajisjet elektronike të Taulant Ballës për të zbuluar lidhjen e tij me këtë ngjarje