Adriatik Lapaj, me partinë Shqipëria Bëhet, po paraqitet si një alternativë e re në zgjedhjet e 11 majit, duke sfiduar politikën e vjetër përfaqësuar nga Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta. Madje Lapaj ka akuzuar Edi Ramën se i ka kopjuar programin për qeverisjen e Shqipërisë pas 11 majit.
Por, dy lëvizje të tij, jo vetëm vënë në dyshim besueshmërinë e Lapajt, por e vizatojnë atë si një mutacion të kazanit të vjetër politik. Lapaj ka vendosur në krye të listës të kandidatëve për deputetë në Qarkun e Beratit babanë e tij Ferman Lapajn.

Nuk dihet nëse Lapaj ka pasur vështirësi për të gjetur kandidatë për Beratin apo ka vendosur të qeverisë Shqipërinë bashkë me babanë!
Lapaj duket se harruar pa futur në listë vjehrrin e tij, Altun Çela, i lakuar si një nga gjyqtarët më të korruptuar në Shqipëri, i shkarkuar nga Vetingu për të tre kriteret; pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Ndërkaq, Lapaj, i cili ka deklaruar se nuk bën pazare dhe se nuk ndan mandate nëpër tavolina, ditën e djeshme pranoi Dashnor Sulën në listën e partisë së tij si kandidat për deputet, vetëm disa orë pasi Sula mori vesh se Berisha nuk do t’a përfshinte në listën e PD-së. Gjithashtu, juristja Alesia Balliu, me një kontribut të gjatë në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, ka bërë një lëvizje të minutës së fundit duke u larguar nga lista e PD-së, dukw regjistruar në listën e hapur të kandidatëve për deputetë të koalicionit “Nisma Shqipëria Behët”.