Modelja e famshme shqiptare, Adrola Dushi ka qenë e ftuar së fundmi në Pop Culture ka rrëfyer për jetën e saj para se të bëhej e famshme.
Adrola ka treguar se ka një lidhje të ngushtë me qytetin e saj të lindjes Rrëshenin, dhe ka marrë shumë nga ai:
“E dashuroj atë vend, sepse kjo çiltërsia, thjeshtësia është nga ai vend shumë i vogël, por që është shumë i pasur. Ka shumë dashuri brenda.”
Gjtihshtu modelja ka zbuluar detaje që nuk i kemi ditur më parë:
“Shkollë, punoja me mamin, kthehesha në shtëpi. Absolutisht asgjë! Kam dy vëllezër që më duan shumë dhe më ruajnë shumë. Isha një gocë ‘e burgosur’, kështu që nuk kam bërë asgjë, thjesht shkollë, punë, shtëpi”, -është përgjigjur ajo me të qeshur, duke shtuar: “Kam punuar që e vogël me mamin, shisja në pazar në Rrëshen.”
“Ka shumë ndryshim nga Ola e Rrëshënit, në Adrolën e Tiranës. Ola është ajo goca jashtëzakonisht shumë e thjeshtë, në çdolloj aspekti. Dhe me të vërtetë erdhi një moment që unë e urreja Adrolën, sepse më duhej të përshtatesha me disa gjëra. Duhet t’i bësh disa gjëra, sepse duhet t’i bësh! Por Olën e dua jashtëzakons shumë, sepse Ola nuk e ka ulur kurrë kokën, ka qenë një gocë shumë krenare. Unë sigurisht që vazhdoj të jem e mirë, por kam bërë gjëra për Adrolën që s’jam ndjerë shumë mirë dhe them Ola vlen më shumë se Adrola”, -ka rrëfyer modelja.
realnews