Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi nëpërmjet një postimi u ka bërë thirrje votuesve nga diaspora të regjistrohen në Platformën Elektronike të Regjistrimit “PER” deri më 4 mars.
KQZ u bën apel aplikuesve të cilëve iu refuzuar kërkesa të regjistrohen përsëri, duke dhënë udhëzimet përkatëse.
- “EDHE 10 DITË KOHË PËR TË APLIKUAR SI ZGJEDHËS NGA JASHTË! Apliko në PER tani dhe deri më 4 MARS 2025!
Shpërndaje Njoftimin – Zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025. Përpara se të riaplikoni DUHET të:
1. Lexoni me kujdes arsyen e refuzimit të kërkesës, të cilën e gjeni në llogarinë tuaj në PER.
2. Klikoni linkun që është në përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga KQZ në telefonin tuaj apo në adresën e-mail. Nëpërmjet këtij linku do të merrni ndihmë direkt nga KQZ”, thuhet në njoftim