Afera me burrin e martuar detyroi vajzën të gënjejë për vrasjen e çiftit Pasho, detaji që bëri ‘lëmsh’ hetuesit pas kërcënimit të Elona Kaleshës

0
168

Elona Kalesha është e dyshuara kryesore për vrasjen e ciftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën 5 vite pas zhdukjes në katër valixhe në rrugë.

36-vjecarja është e fejuara e djalit të tyre Taulant Pasho, i cili po vuan dënimin me burg në Zvicër. Ajo është lënë në burg pasi Gjykata mendon se përbën rrezik dhe mund të kryejë sërish krim.

Por si e detyroi vajzën e ciftit që të gënjente për vendndodhjen e fundit të Shpëtim dhe Teuta Pashos? Mediat italiane bëjnë me dije se Kalesha kërcënoi Vitoren se do të rrëfente aferën e saj me një burrë të martuar në rast se do i tregonte hetuesve që të cifti kishte qëndruar në apartamentin e saj. Ndaj e bija deklaroi se herën e fundit prindërit kishin qëndruar në shtëpinë e saj, jo në apartamentin e vëllait.

Elona Kalesha rezulton emër i njohur për drejtësinë italiane pasi ka të paktën 7 dënime të mëparshme që lidhen me mashtrim, rezistencë ndaj punonjësit publik, plagosje e lehtë dhe vrasje.

Dyshohet se reja ka futur në kurth Shpëtim e Teuta Pashon dhe më pas i ka vrarë. Të parin ka vrarë Shpëtimin me një thikë 8 cm dhe më pas ka rrahur e ka mbytur Teuta Pashon.

Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë ndërsa pritet që dëshmia e Kaleshës të zbardhë të vërtetën. (A.M/Faxweb.al)