
Një shpërthim i fuqishëm është raportuar pranë aeroportit të Kabulit pak çaste më parë. Disa imazhe të publikuara në internet tregojnë disa re të zeza tymi të ngrihen mbi ndërtesa.
Ky shpërthim është konfirmuar edhe nga vetë zyrtarë të Ministrisë të Shëndetësisë të cilët nuk kanë dhënë më tepër detaje.
Sipas mediave të huaja bëhet me dije se dyshimet e para janë ngritur mbi një sulm me raketë në nëj shtëpi, shumë pranë aeroportit ku para disa ditësh humbën jetën 170 persona si pasojë e një shpërthimi tjetër të fuqishëm.
Nga informacionet paraprake mësohet se mes të plagosurve ka gra dhe fëmijë, ndërkohë 2 persona kanë humbur jetën.
Newsbomb
