Me tensione të forta ka nisur ditën e sotme mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi, për seancë dëgjimore me dëshmitarët, për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.
Albana Vokshi ka kërkuar që të dalë jashtë komisionit një nga dëshmitarët, Gentian Opre, pasi thotë se mbledhja. Ndërkohë që Plarent Ndreca i thotë se nuk ka asnjë arsye që të dalë, sepse mbledhja ka nisur.
Pas këtyre debateve, Ndreca i tha Vokshit se “nuk punon me njerëz që sillen si rrugaçë”, ndërsa ajo është ngritur dhe i ka hedhur disa herë mikrofonin socialistit
Ndërkohë ajo i ka kërkuar Gradës që ta nxjerrë me forcë jashtë mbledhjes Opren, teksa ky i fundit i është përgjigjur duke i thënë se ka “nevojë për qetësues”.
Top Channel