Ajola bleu 860 milionë lekë rroba në internet! SPAK: Bashkë me Erionin mbushën bankat me paratë e korrupsionit! OJF-të e lidhura me ta i ndihmuan t’i fshihnin

0
2

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja Ajola Xoxa, vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë të shkurtër kohore, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje personale, bizhuteri dhe produkte kozmetike në vlerën 86,721,175 lekë.”

Kështu thotë SPAK, teksa njofton se ka “kopsitur” dosjen në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta, bashkë me kompanitë dhe OJF-të që drejtojnë.

Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar e provuar se të pandehurit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse (përmendur më sipër), të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.