Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi se pasi kishte kryer testin, kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Megjithatë, ai bëri me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, teksa bëri thirrje për kujdes nga qytetarët.
Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa ka ndarë një foto në llogarinë e saj në Instagram dhe në komente nuk ka munguar edhe një kritikë.
Dikush i sugjeron Ajolës të kujdeset për kryebashkiakun e t’i lërë fotot në Instagram, ndërsa nuk ka vonuar shumë përgjigjja e saj:
“Hallin tim s’e paske fare e. Po i bejme te dy yzmet njeri tjetrit, pa merak. Beji dhe ti yzmet jetes tende dhe mos i paragjyko te tjeret pa i njohur hic.”- i është përgjigjur ajo.
Fjalët e saj “i bëjmë të dy yzmet njëri-tjetrit” na bëri të mendojmë se gjithashtu Ajola mund të jetë infektuar nga Veliaj dhe tashmë po kujdesen së bashku.
Gjithsesi ende nuk ka një informacion zyrtar që e konfirmon infektimin e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës.