Ajola Xoxa pritet me pranga në Rinas, agjentët e BKH-së e shoqërojnë për në banesë me makina

0
2

Ajola Xoxa ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Rinas, pas masës arrest shtëpie të lëshuar nga GJKKO.

Më parë u raportua se Xoxa ndodhej në Itali teksa GJKKO caktoi ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Bëhet me dije se me të mbërritur në aeroportin e Rinasit, Xoxa është shoqëruar nga oficerët e BKH.

Sipas SPAK, për Ajola Xoxën është caktuar masa “Arrest në shtëpi” për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.