“Akademia e barinjve”, Korreshi: Nuk e specifikuat kush do merret me dele e kush me dhi

0
162

Deputeti demokrat Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit ka ironizuar sërish “akademinë e barinjve.” Ai tha se qeveria nuk e specifikoi se kush do të merrej me dele dhe se kush do të merrej me dhi.

“Gjatë javës sa kaluar kjo qeveri miratoi një ligj dhe na promovoi një akademi. Vetëm se nuk na e specifikoi kush do të merret me dele dhe kush do të merret me dhi.”

Ndërsa, duke folur për ligjin e bashkëqeverisjes, deputeti i Lushnjës tha se ligji synon vendosjen e pushtetit vendor nën pushtetit e ekzekutivit

Siç jam shprehur edhe më herët në Komisionin e Ligjeve, ligji i bashkëqeverisjes realisht është si një papuçe leshi e veshur ne behar. Sepse ajo rri ngushtë me normat Kushtetuese. Ligji krijon problematika mbi disa parime kushtetuese. Përkatësisht, parimin e ndarjes së pushteteve, autonomisë vendore, parimin e ndarjes së pushteteve duke kuptuar jo vetëm në një vijë vertikale nëpërmjet tre pushteteve por edhe në vijë horizontale përmes pushtetit qendror dhe vendor.

Në parim lidhet ngushtësisht parimi i decentralizimit dhe i autonomisë vendore që garanton hapësirën e nevojshme për organet e pushtetit vendor për të ushtruar kompetencën e tyre në pavarësi nga qëndroi. Por ky ligj synon praktikisht vendosjen e tyre nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv….Kjo çorape leshi është edhe e grisur. Sepse kjo agjenci ka që nga viti 2017 që ekziston.  Rezultatet: 183 mijë ankesa dhe 1800 zgjidhje, pra një dështim total. Pra ka bërë një vrimë në ujë dhe tregon sesa e dështuar është kjo qeveri në dhënien e shërbimeve të qytetarëve shqiptarë…”

Kurse, duke u ndalur tek situata e bujqësisë, Korreshi i bëri thirrje qeverisë që të mos hiqet sikur po mbështet me financim këtë sektor.

Në buxhetin e shtetit keni 26 milionë euro për bujqësinë, kjo nuk del as për të arnuar plasmasët e serave, jo më për t’i ndërruar ato çdo tre vjet. Ndaj mos e trumbetoni sikur po jepni gjithë këto lekë për bujqësinë. Me programet tuaja keni dështuar ne këtë sektor…” /abcnews.al/