Aksi Durrës-Elbasan do të ketë pengesa në qarkullimin e automjeteve, ja si do të kryhet lëvizja

0
130

Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës ka njoftuar se duke nisur nga mbrëmja e sotme në orën 22:00 deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit në drejtim të qytetit të Elbasanit do kryhet transporti i një vinçi të përmasave të mëdha.

Për pasojë pritet që të ketë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, për shkak se lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë.

Bëhet me doje se lëvizja do të kryhet nga Porti-Plazh Plepa- Rrogozhinë -Elbasan.

Njoftimi:

Duke nisur nga ora 22:00, deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit, në drejtim të qytetit të Elbasanit, do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite.

 

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtueseve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për levizjen normale të mjeteve.

 

Mjetet e tonazhit të rëndë ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative, për të cilat do të informohen nga shërbimet e Policisë Rrugore që do të jenë të pranishme në këtë aks rrugor.