Aksi Elbasan-Bradashesh i mbushur me gropa, rrezikon jetën e qytetarëve!

0
254

Një qytetar tregon për “Stop” në Tv Klan se ishte duke u kthyer nga Pogradeci për në Tiranë dhe në aksin Elbasan-Bradashesh, i ka ndodhur një aksident në orën 9 të mbrëmjes. Ai thotë se në këtë vend janë ca  gropa që nuk duken. Qytetari tregon se iu rrezikua jeta, ndërsa për dëmet në automjetin e tij nuk mban askush përgjegjësi.

“Stop” pa situatën, për të cilën referoi denoncuesi dhe i gjithë segmenti Bradashesh-Elbasan, ka probleme në infrastrukturë që lidhen me amortizimin e rrugës. Një banor i zonës, Pëllumb Gjata, thotë se ka nisur t’i mbushë vetë gropat për shkak të aksidenteve që janë bërë të përditshme.

“Stop” mësoi se për mirëmbajtjen e rrugës ishte kontraktuar firma 2T inxhinieri i së cilës thotë se do të nisin riparimet, por koha me shi e ka penguar këtë.

Inxhinieri: Faktikisht ne bëjmë mirëmbajtje, por ka qenë dhe koha kështu. Tani fillojnë riparimet se unë s’mund të bëj riparimin e këtyre gropave… se ajo është rrugë e amortizuar normalisht dhe prandaj…

Gazetari: Për vetë faktin që ajo është një rrugë kombëtare dhe shumë e frekuentuar…

Inxhinieri: Se ajo, ka vetëm tani në sezonin e dimrit është bërë nga shirat dhe në momentin që ikin ngricat se nuk mund të  hedh asfalt tani unë. Do thuash ti, që mund të përdorësh asfalt të ftohtë. Asfalti i ftohtë nuk mund të përdoret në Shqipëri se s’ka domethënë.

Gazetari: Nejse se ato procedurat…

Inxhinieri: Keni të drejtë, që të bëhen ato!/tvklan.al