Aksident fatal, ndërron jetë 22-vjeçari shqiptar, njerëzit dëgjuan zhurmën, telefonojnë Policinë, detajet e rënda

0
219

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 22-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik.  Mediat fqinje raportojnë se ka mbetur viktimë shqiptari Franko Caushaj.

I riu humbi jetën pas përplasjes së makinës në një kthesë në mes të natës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Caushaj u dërgua në spital, por për shkak të plagëve të rënda ai humbi jetën në spital.

22-vjeçari sapo kishte dalë nga një lokal dhe nuk po i drejtohej shtëpisë në Casalpustelengo, por ishte nisur drejt Lodit. Pas disa kilometrash ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën. Makina u ngjit në trotuar dhe më pas u përplas me një pemë disa metra larg shtëpive të zonës.

Zhurma e frikshme e përplasjes bëri që banorët të dilnin nga shtëpitë dhe të lajmëronin menjëherë autoritetet kur panë makinën e shkatërruar. Caushaj kishte pësuar disa trauma të rënda në kokë dhe gjoks.

Policia po heton për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht ata dyshojnë se shkak i ngjarjes mund të jetë bërë shpejtësia e lartë ose pagjumësia e shoferit.

Franko Caushaj jetonte prej vitesh me familjen në Itali. Ai njihej në zonë pasi punonte në disa prej lokaleve të frekuentuara.

realnews