Foto ilustruese
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Libofshë, në fshatin Agim. Një 35-vjeçar me inicialet Xh. K., ka dalë nga rruga ndërsa po udhëtonte me motor, duke marrë lëndime të shumta.
Ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën gjatë rrugës për në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


