Aksident “horror” në Formula 1! Makina e djalit të garuesit legjendar ndahesh në dysh

0
193

Një aksident horror ka ndodhur në garën për Çmimin e Madh të Montekarlos në Formula 1. Protagonist është bërë pikërisht djali i garuesit legjendar Majkëll Shumaker, Mik.

Piloti ka humbur kontrollin e makinës së tij për shkak të pistës së lagur nga reshjet e dendura të shiut dhe është përplasur me një nga muret mbrojtëse. Makina e tij ka përfunduar e ndarë në dy pjesë, por fatmirësisht, Shumaker ai arriti të dilte pa problem nga makina dhe është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore.

Për shkak të shiut gara u shty në fillim, por më pas u vendos të zhvillohej normalisht.