Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Unazën e Durrësit.
Drejtuesi i një kamioni që transportonte gjë të gjallë ka humbur kontrollin e për pasojë është përmbysur. Nga policia nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Gjatë kësaj kohe ishin hequr targat e mjetit për të bërë të pamundur identifikimin e kompanisë. Nuk është bërë ende e ditur se çfarë gjë të gjallë po transportonte kamioni duke ngjallur dyshime se mund të ishin edhe pula. Burimet nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për automjetin me targë “AA673NY”.
Zona ku ka ndodhur aksidenti është një kthesë e rrezikshme në të cilën kanë ndodhur edhe aksidente të tjera ku kanë humbur jetën disa persona.