Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes “Sake”.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe rrokullisur rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Për pasojë ka humbur jetën një 30-vjeçar. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia me të cilën lëvizte automjeti është bërë shkak për aksidentin tragjik.