Një aksident i rënd ëështë shënuar ditën e sotme në aksin Librazhd-Prrenjas.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, si pasojë e aksidentit një automjet është batuar dhe ka mbetur i kthyer anash në mes të rrugës.
Burime bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia e lartë.
Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.