Rreth orës 13:40 të ditës së sotme, në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor.
Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë dhe një tjetër automjet tip i vogël.
Rrethanat e plota të aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca dhe forca të policisë, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të lënduarve dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment.
Paraprakisht raportohet se dy shtetas të huaj ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e përplasjes. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit më të afërt për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor është rënduar për shkak të ngjarjes.