Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në Bypassin e Vlorës.
Si pasojë e aksidentit tepër të rëndë, drejtuesi i mjetit, një 24-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i makinës mësohet se është përplasur me bordurat anash autostradës.
Njoftimi i policisë:
Reth orës 16:00, në bypassin-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë, shtetasi I. P., rreth 24 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.
Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç, është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.