Një aksident me vdekje ka ndodhur në Durrës, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
I aksidentuari është konstatuar se ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa automjeti që e ka përplasur nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë, por është larguar.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kampusit universitar në Spitallë të Durrësit.
Viktima është një person rreth 30-40 vjeç, që dyshohet paraprakisht se është goditur nga një kamion.
Në atë aks rrugor mungon ndriçimi dhe nuk ka as trotuar, as vendkalim për biçikleta.
Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe njëkohësisht gjetjen e drejtuesit të mjetit.
Top Channel