Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan në afërsi të rrethrrotullimit të bashkisë. Paraprakisht dyshohet se një fëmijë i mitur ka mbetur i vrarë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në mjetin që dyshohet se ka humbur drejtimin kanë qenë 3 të rritur të cilët kanë mbetur të plagosur dhe po ashtu një fëmijë i mitur.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit ndërsa policia është në vendngjarje