Aksident i rëndë në Elbasan, nga përplasja e dy automjeteve lëndohet një person, transportohet me urgjencë në spital

0
381

Një aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” në  Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njerëi tjetrin dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një djalë.

I lënduari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.