Video /Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen 9 persona

0
278

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji.

Një automjet tip Volkswagen kabriolet është përplasur me një autobus pasagjerësh, si pasojë janë dëmtuar 9 persona të cilët janë  transportuar për në spitalin rajonal të Elbasanit nga ky raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka dërguar nëpërmjet autoambulancave në spital menjëherë të plagosurit për ndihmë mjeksore, si dhe ka bërë të mundur zhbllokimin e trafikut, pasi u krijuan radhë të gjata në të dyja kahet e lëvizjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.